Lajme

U bë meme në rrjetet sociale, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

Loading...

Ditët e fundit këngëtarja Jonida Maliqi është vënë në qendër të të gjitha mediave online për shkak të mënyrës së si e flet anglishten.

Mirëpo pavarësisht gafave që bëri në intervista, teksa ndodhet në Tel Aviv për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Jonida ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ajo i ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët e saj që ta votojnë kur kanë mbetur vetëm pak orë para performancës së saj në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-t të Eurovision.

Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes!

Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat,“- shkruan këngëtarja në një postim në Instagram.

Marre nga Next TV

Loading...