Lajme

U arrestua mëngjesin e sotëm/ Lirohet Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres Besa Shahini –

Loading...


Lirohet pas disa orësh qëndrimi në Policinë e Kosovës deputeti i Kosovës Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.

Lajmin për arrestimin e Molliqajt e ka publikoi subjekti i tij politik PSD me anë të një njoftimi në “Facebook”.

Sipas PSD-së, Molliqaj është arrestuar në banesën e tij duke mos pasur asnjë paralajmërim për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Marre nga TPZ.al

Loading...