Lifestyle

U akuzua për vje.dhje, zbulohet pasuria marramendëse e Loredanës

Loading...

Loredana Zefi ka qenë një nga personazhet më të komentuara të ditëve të fundit, pasi u akuzua nga një çift zvicerian se i kishte marrë atyre me forcë plot 900 mijë franga.

Së fundmi, gazeta zviceriane “Blick.ch” ka bërë një përllogaritje të të ardhurave që merr reperja nga muzika. Këngët e Loredanës janë kthyer në hite në Shqipëri, Zvicër dhe Gjermani dhe kanë marrë plot 145 milionë klikime, një rekord që nuk është arritur as nga këngëtarët zvicerianë.

“Blick” thotë se në këtë platformë, një artist merr 0.0004 franga për çdo klikim dhe sipas këtyre të dhënave, Loredana ka fituar 580.000 franga në vitet e fundit. Por reperja shqiptare fiton dhe Apple Music dhe Tidal.

Po ashtu këngëtarja shqiptare ka 1.3 milion ndjekës në Instagram dhe sipas Fabian Plüss nga agjencia e influencuesve “Kingfluencers” këngëtarja për shkak të imazhit të keq nuk fiton aq sa influencuesit e tjerë.

Loading...

“Jo vetëm për shkak të imazhit të keq të vajzës, por edhe për shkak se ndjekësit e saj janë të shpërndarë ndërkombëtarisht. Influencues të tjerë me numër të ngjashëm të ndjekësve mund të marrin shuma deri në 10.000 franga në raste të jashtëzakonshme. Ajo ndoshta merr 2.000 për një postim në Instagram”, shtoi ai.

Ndër të tjera edhe Youtube është një burim kryesor i të ardhurave për artistët. Loredana ka shumë klikime në këtë platformë dhe vetëm kënga e saj “Sunglasses”, është shikuar 45 milionë herë. Në këtë platformë fitohen rreth 0.1 cent për klikim. Pra, ajo mund të kishte fituar mbi 150.000 franga. Se sa e lartë është kjo shumë, varet edhe nga kontrata që ka me labelin e saj.

Blick’ shkruan gjithashtu se reperja fiton edhe nga koncertet dhe daljet e saj në clube, por edhe nga festivali “Open Air Frauend” në të cilin nuk dihet nëse do të marrë sërish pjesë për shkak të problemeve të fundit.

Burimi:Gazeta Express.

The post U akuzua për vje.dhje, zbulohet pasuria marramendëse e Loredanës appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani