Sport

Tunizia likujdon Madagaskarin, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste –

Loading...

Tunizia është kualifikuar për në gjysmëfinale, duke kompletuar në këtë mënyrë edhe çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës.

Pas Algjerisë, është Tunizia ajo që ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi mposhti 3-0 Madagaskarin. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë.

Fillimisht Ferjan Sassi realizoi në minutën e 52’ dhe Youssef Msakni në të e 60-tën ndërsa Naim Sliti në minutat shtesë të takimit mbylli takimin në shifrat 3-0. Tunizia do të përballët në turnin tjetër me Senegalin ndërsa Algjeria me Nigerinë.

Loading...

BalkanWeb

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani