Aktualitet

Trupi i major Klodian Tanushit, të mërkurën në Tiranë –

Loading...

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin në atdhe ditën e mërkurë, datë 15 maj, ora 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Loading...

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila me anë të një njoftimi për shtyp tha se homazhet dhe më pas Ceremonia Shtetërore për Dëshmorin e Atdheut, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani