KOSOVA Lajme

“Trupat e bashkëshortit Halimit, e djemve tjerë nuk janë kthyer, por për mendimin tim, unë gjallë nuk i pres”

Loading...

Sonte “Blic Interview” me Astrit Gashin, ju sjellë rrëfimin për një nga tragjeditë më të mëdha familjare të luftës së Kosovës.

Rrëfimi ekskluziv i Ferdonije Qerkezit për humbjen e gjithë familjes së saj nga barbarizmi i Serbisë në Kosovë.

Ajo thotë se nuk i pret të gjallë bashkëshortin Halimi dhe dy djemtë tjerë.


“Jo, gjallë nuk i pres, sepse trupat e djemve Artanit dhe Edmondit janë kthyer. Trupat e bashkëshortit Halimit, e djemve tjerë nuk janë kthyer, por për mendimin tim, unë gjallë nuk i pres”, thotë nëna gjakovare, e cila e humbi gjithë familjen në vitin 1999, nga forcat policore serbe.

Ajo ka rrëfyer momentet, kur kishte takim me një delegacion të Kryqit të Kuq, në kërkim të bashkëshortit dhe djemve të saj.

“Kur ka qenë një delegacion i kryqit të Kuq, delegacioni i parë më 2005 unë kam shkuar në Parlamentin e Serbisë, në Beograd dhe me vete kam pasur edhe dëshmi edhe fotografi, u jam drejtuar Vukut dhe Draganit –  nëse janë gjallë (burri dhe djemtë) – ja ku jam, pa marrë parasysh çka ka ndodh me ta, sepse duhet t`i marrë ose gjall ose të vdekur”, ka rrëfyer për “Blic Intervieë’, Ferdonije Qerkezi.

Loading...

Rasti kur i janë marrë bashkëshorti dhe djemtë ka ndodhur më 99, dhe se sipas saj,  është e pamundur që deri më 2005, “të mos kem ndonjë lajm nëse janë gjallë, sepse burrin e kam pasur shumë të gjindshëm dhe ka mundur së paku të nis një letër”.

Ajo ka rrëfyer këtë moment, kur në Beograd ka njoftuar ambasadorët e shteteve të huaja për rastin dhe mënyrën se si kanë reaguar.

“I kanë ngritur duart lartë nga habia dhe kanë ndjerë dhimbje”, rrëfehet nëna gjakovare, të cilës në vitin 1999, policët serb ia morën bashkëshortin dhe djemtë, për t’u mos u kthyer më të gjallë.

Nënë Ferdonija tregon se si gazetarët serb nuk morrën dëshmitë e saja dhe e injoruan.

“Por dhashë intervitë për mediat e huaja dhe iu drejtova Vukut e Draganid (policët serb që iu morën familjen)  ku do që janë ose qysh do që janë të mi ktheni (bashkëshortin dhe djemtë). Prej 2005 nuk kam asnjë informatë përveç për Artanin e Armendin”, thotë ajo.

  • #BLICINETRVIEW | Rrëfimi i Ferdonije Qerkezit

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani