Sport

Tronditet Man.City, Pep rrezikon të mbetet pa Champions League –

Loading...

Man.City rrezikon seriozisht të përjashtohet nga Champions League. Motivi është i qartë, në vitin 2014 ka shkelur rregullat e Fair Play financiar duke fryrë artificialisht të ardhurat në hyrje. Këtë javë parashikohet që drejtuesit e UEFA-s të zbarkojnë në zyrat e City për ti bërë me dije përfundimet e këtij hetimi të nisur kohë më parë. Sipas asaj që raporton New York Time, në vitin 2014, sheikët e City kanë zbrazur në arkat e klubit 68 milion, për të balancuar shpenzimet, por këtë e kanë deklaruar në formë sponsorizimi.

Sheikh Pep Aguero
Sheikh Pep Aguero

Sipas informacioneve të bërë publike nga Football Leaks, ky sponsorizim ka ardhur nga Abu Dhabi United Grup, shoqëri që përket sheikut Mansour, njëkohësisht pronar i Man.City. UEFA e konsideron këtë jo korrekte dhe kundrejt rregullave të Fair Play financiar dhe sipas New York Time, Man.City mund të përjashtohet nga kupat e Europës.

Loading...
Sheiku
Sheiku

Mbetet për tu përcaktuar se kur do të hyj në fuqi ky vendim, këtë sezon që vjen apo në sezonin 2020-2021 pasi çështja mund të përfundoj në apel. Nëse dënimi do të hyj në fuqi menjëherë atëherë Arsenal do të përfitonte drejtë për drejtë duke siguruar një vend në Champions ndërsa Man.United do të kalonte në Europa League.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani