Sport

Trepça’89 – Vëllaznimi, dueli i parë i barazhit?!

Loading...

Sipas të gjitha gjasave pritet një duel mes çiftit gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.

Nëse gjërat rrjedhin deri në fund ashtu siç edhe pritet, gjakovarët do ta kenë përballë Trepçën’89 në duelin më të rëndësishëm të vitit, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, Vëllaznimi ka pak gjasa të kaloi në pozitën e tretë, pasi Dukagjini është favorit absolut ndaj Drenasit në Klinë, andaj pozita e katërt në Ligën e Parë është e rezervuar për klubin kuq e zi.


Sipas rregullave të Superligës, vendi i katërt do të luajë ndeshjen e barazhit me vendin e nëntë të Superligës, e që 99% është Trepça’89.

Loading...

Konkurrentët e skuadrës nga Riza Lushta, Ballkani, Ferizaj e Flamurtari pritet t’i arrijnë objektivat në xhiron e fundit, duke e lënë klubin “gjelbër e bardhë” në pozitën e nëntë, pasi Gjilani e ka të pamundur të kaloi në atë pozitë.

Kjo, sepse në javën e fundit, Trepça’89 e pret Kekun, ku fitorja 99% është e sigurtë.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani