Aktualitet Lajme

‘Trending’, nis sot në News24 emisioni për trillet e adoleshentëve –

Loading...

TIRANE

Starton sonte në mbrëmje emisioni më i ri në News 24. Greta, Xhoni dhe Melisa, do të sjellin në ekranet tuaja energji rinore me ‘Trending’.

Të rinjtë do të vijnë në ekranin e News24 përmes rrëfimeve dhe historive të tyre. Janë energjikë e me ëndrra shumë, nganjëherë edhe mosbesues, por të bindur për të ecur përpara, për të na krenuar.
E ardhmja e Shqipërisë janë të rinjtë, ndaj mikroni i Trending u drejtohet vetëm atyre.

Loading...

Sfidat e arsimit, punësimi, pasionet, argëtimi, vështirësitë e jetës rinore në Shqipëri, këto janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në ‘Trending’.

“Një emision i të rinjve për të rinjtë”, me regji nga Andi Begaj dhe skenar të Alma Nikollit. Na ndiqni këtë të mërkurë në orën 20:00 në News24.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani