Kuriozitete

Tre miliarderët më të mëdhenj në botë në një mendje: Ja aftësia që ju bën të suksesshëm

Loading...


Tre miliarderët më të mëdhenj në botë, Warren Buffett, Richard Branson dhe Bill Gates bien në një mendje kur është puna për aftësinë që të bën të suksesshëm në biznes.

Të gjithë pajtohen me idenë se komunikimi, qoftë ndërpersonal apo organizativ, është një domosdoshmëri për suksesin në biznesin e tyre.

Në fakt, sipërmarrësit më të suksesshëm në botë, tashmë miliarderë e kanë shpallur rëndësinë e saj. Ja një përmbledhje se çfarë kanë thënë tre sipërmarrësit miliarderë për komunikimin dhe çelësin e suksesit.

Bill Gates për komunikimin.

Pothuajse një dekadë më parë, në një artikull të “BBC News” me titullin “Bill Gates: Aftësitë që ju duhen për të arritur sukses”, Bill Gates ka thënë:

“Aftësitë e komunikimit dhe aftësia për të punuar mirë me njerëz të ndryshëm janë shumë të rëndësishme … inovacioni i softuerit, si pothuajse çdo lloj tjetër inovacioni, kërkon aftësinë për të bashkëpunuar dhe për të ndarë idetë me njerëzit e tjerë, për t’u ulur dhe për të biseduar me klientët dhe për të marrë komentet e tyre dhe për të kuptuar nevojat e tyre”.

Sipërmarrësit e miliarderëve Richard Branson, Warren Buffett dhe udhëheqësit e tjerë bien në një mendje me Bill Gates për këtë.

Richard Branson për komunikimin.

Në një postim në blogun e tij në të cilin ai rendit 10 kuotat e tij të lartë për komunikim, Richard Branson shkruan:

“Komunikimi e bën botën të funskionojë, lehtëson lidhjet njerëzore dhe na lejon të mësojmë, të rritemi dhe të përparojmë në të folur ose në të lexuar, por edhe për të kuptuar atë që thuhet ose nuk thuhet. Komunikimi është aftësia më e rëndësishme që çdo udhëheqës mund të posedojë.”

Warren Buffett për komunikimin.

“Pa aftësi të mira komunikimi, nuk do të jeni në gjendje t’i bindni njerëzit që t’ju ndjekin, edhe pse shihni mbi malin dhe ata nuk e bëjnë këtë”,- ka thënë Buffett.

Buffett i sugjeroi një studenti të tij këtë këshillë për të qenë i suksesshëm:

“Në moshën tuaj, mënyra më e mirë për të përmirësuar veten është që të mësoni të komunikoni më mirë.

Rezultatet tuaja në jetë do të zmadhohen nëse mund t’i komunikoni më mirë.

Diploma e vetme që unë var në zyrën time është diplomë e komunikimit që kam marrë nga Dale Carnegie më 1952”.

Hulumtimi mbi komunikimin si çelës të suksesit e afirmon dhe “Forbes” në një artikull ku zbulon se 15% e suksesit financiar vjen nga njohuritë dhe aftësitë teknike ndërsa 85% e suksesit vjen nga aftësia për të komunikuar, negociuar dhe udhëhequr në mënyrë efektive.

Marre nga TPZ.al

Loading...