Trajnimi falas për të papunët –

Mungesa e eksperiencës ka penalizuar shumë të papunë të gjejnë hapësira në tregun e punës. Prej Nëntorit të vitit të shkuar në 5 qarqe është pilotuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit paketa Start SMART që ju ofron kësaj kategorie kurse trajnimi falas me aftësitë bazë për kërkimin e një vendi pune. Një prej qyteteve ku pa aplikohet kjo paketë është dhe Qendra e Formimit Profesional në Durrës që është vizituar nga kryeministri.

“ Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë.”


“Janë të gjithë punëkërkues të papunë, që vijnë nga zyra e punësimit dhe sot fillojnë kursin në qendrën tonë. Kursi është dyjavor, 4 orë mësimore çdo ditë, bëjmë vlerësimin e aftësive sociale dhe në fund bëjmë profilin që e çojmë në zyrën e punësimit. Zyra e punësimit orienton të gjithë në formim profesional ose në punësim”.

Për vitin 2019 do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe synon trajnimin e 20 mijë punëkërkuesve të papunë, që sipas statistikave zyrtare përbejnë 1 të 3 e të gjithë të papunëve të regjistruar në zyrat e punës.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Leave a Reply

Your email address will not be published.