Sport

Trajneri i njohur refuzon Barcelonën

Loading...

Manuel Pellegrini nuk ka ndërmend të largohet nga West Ham – pavarësisht se është i lidhur me një kthim në Spanjë këtë verë.

Sevilla dhe Barceona janë skuadrat e interesuara për Pellegrinin, por tekniku e ka bërë të qartë se nuk dëshiron largimin, përcjell GazetaBlic.

Por sipas DailyMail, burimet e afërta me trajnerin i mohojnë kategorikisht kërkesat dhe thonë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga klubi që mori përsipër verën e kaluar.


Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është gjithashtu nën presion pasi humbi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit dhe Pellegrini së bashku me Ronald Koeman, janë përmendur si zëvendësues të mundshëm të tij.

Por Sportsmail raporton se 65-vjeçari është i lumtur në West Ham dhe ka qëllim për të punuar me këtë klub edhe në edicionet e ardhshme.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...