Sport

Trajneri i Ajaxit i thotë “Jo” Chelseas dhe Barcelonës

Loading...

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag nuk po mendon për t’u bashkuar me Chelsean apo Barcelonën në verë.

Menaxheri holandez foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së ardhshme të Ligës kundër De Graafschap dhe konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në Amsterdam, përcjell GazetaBlic.

“Është nder të jem i kërkuar nga klubet e mëdha si Barcelona, ​​Bayern dhe Chelsea – por kam një kontratë me Ajax dhe jam i lumtur këtu. Nuk ka probleme për mua”.


“Unë jam i lumtur dhe po planifikoj të ardhmen time këtu, nuk po mendoj të largohem”, tha përfundimisht tekniku.

Loading...

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani