Aktualitet

Tragjike në Tropojë, fëmija 12 vjeç shkon të kapë peshk në lumë, mbytet në Valbonë

Loading...

KUKËS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragobi në Tropojë, ku një fëmijë 12 vjeç është gjetur i pajetë në shtratin e lumit. J.D, 12 vjeç, njofton policia, doli nga banesa pasditen e 12 majit, për të zënë peshk në lumin Valbona, dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.

Pas denoncimit, trupi i pajetë është gjetur sot, dhe dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në lum.

Njoftimi i plotë:

Tropojë.

Më datë 12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më. Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

(F.g/dosja.al)

The post Tragjike në Tropojë, fëmija 12 vjeç shkon të kapë peshk në lumë, mbytet në Valbonë appeared first on .

Marre nga

Loading...