Aktualitet Lajme

Topalli: Basha përgjegjës për kandidimin e Pjetrit

Loading...

Në një status në Facebook, Jozefina Topalli shkruan se mandatin Pjetrit ia dha Basha me bojkotin e zgjedhjeve.

Ajo thotë se në Shkodër, qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës së komprometuar të Valdrinit, por Basha për muaj nuk foli.

Topalli shkruan se sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do të binin në duart e Partisë Socialiste dhe krimit, po të mos ishte për Bashën.

E po ashtu, sipas saj, edhe qeveria Rama do të kishte rënë 100 herë.

Ajo e akuzon Bashën për pazar me qeverinë dhe se ndan me Ramën interesa të mëdha, çka ka çuar në deformimin e skenës politike shqiptare dhe në agoni të demokracisë brenda forcave politike.

Topalli thotë se Basha dhe Rama së bashku janë bërë një kosto e patolerueshme për Shqipërinë.

The post Topalli: Basha përgjegjës për kandidimin e Pjetrit appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani