Lajme

Tiranë, vendimi i parlamentit holandez, ambasadori Soreca: Nuk ka ndryshuar asgjë

Loading...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, teksa ka folur sot për vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërisë, ka theksuar se, pavarësisht këtij vendimi, asgjë nuk ka ndryshuar.

Loading...

“Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Schengen, – ka thënë ambasadori Soreca. – Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrë masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike.”

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani