Tiranë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin, plagoset këmbësori –

22:06, 12 Qershor 2019

Në një informacion paraprak të ardhur në redaksinë e Top Channel bëjnë me dije se në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Si pasojë është aksidentuar një këmbësor me inicialet R. E, rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën, për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./top channel/

Marre nga KlanKosova