Lajme

Tiranë, reagon akademiku Fuga: Shqipëria drejt çmendurisë, po vjen qameti

Loading...

Akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka dhënë alarmin se Shqipëria po shkon drejt çmendurisë pasi, sipas tij, politika po masakron shkencën. Përmes një mesazhi në Facebook, Fuga shkruan se në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën, pa praninë e asnjë eksperti.

“Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksuellit, – shkruan i habitur akademiku Fuga. – Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare. Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!”

“Shqipëria drejt çmendurisë: politika shkruan shkencën! Politika po e masakron shkencën! Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet! Dita e fundit ka ardhur!” – mbyll postimin e tij akademiku Artan Fuga.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani