Lajme

Tiranë, protesta e opozitës së bashkuar, kryeministri Rama takon zyrtarët e lartë të shtetit

Loading...

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me zyrtarë të ndryshëm të lartë të shtetit. Pavarësisht se nuk ka patur njoftime për mediat lidhur me qëllimin apo rezultatin e takimeve, padyshim që protestat e opozitës kanë qenë në qendër të diskutimeve.

Kryeministri Rama është takuar me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, ministrin e brendshëm Sandër Llashaj, prokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Marku dhe drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo.

Burimet jozyrtare bëjnë të ditur se qendër të diskutimeve ka qenë protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në të nga të dyja palët, protestuesit dhe Policia e Shtetit.

Marre nga Next TV

Loading...