Lajme

Tiranë, presidenti Meta refuzon emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Loading...

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar sot të emërojë Skënder Gjinushin në detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë procesit të zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Loading...

Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, kryetari i Akademisë së Shkencave zgjidhet nga anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe më pas emërohet në këtë detyrë nga Presidenti i Republikës. Zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave u zhvilluan më 24 maj 2019. Akademia e Shkencave ka 44 anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi. Në zgjedhje morën pjesë 43 prej tyre dhe 35 votuan pro zgjedhjes së Skënder Gjinushit në detyrën e kryetarit.

Në arsyetimin e Presidentit të Republikës për refuzimin e emërimit theksohet se Skënder Gjinushi, më 24 maj 2019, ishte ende kryetar i Partisë Social-Demokrate. Madje, ai ka qenë në krye të Partisë Social-Demokrate edhe gjatl kohës kur ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, gjë që bie në kundërshtim me ligjin, i cili parashin se “personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë së Shkencave.” Këtë parim e ka nënvizuar edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 36, datë 15.10.2007, ku ka vënë në dukje se “statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike.”

Në këto kushte, presidenti Meta ka nxjerrë sot dekretin, me anë të të cilit refuzon emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani