Lajme

Tiranë, përfaqësuesit e PD kthehen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve

Loading...

Partia Demokratike është rikthyer sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, përmes përfaqësuesit të saj Njazi Kosovrasti, ndonëse prania e tij është shoqëruar me debate me Denar Bibën, nënkryetari i KQZ.

KQZ vijon punën për organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërkohë që Partia Demokratike nuk është regjistruar dhe nuk është subjekt politik në këto zgjedhje. Për këtë arsye, nënkryetari Biba ka thumbuar Kosovrastin.

“Duke mos qenë subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët, – ka thënë Biba. – Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor.”

Megjithatë, Kosovrasti theksoi se PD është parti parlamentare dhe Kodi Zgjedhor i garantonte të drejtën për të qenë i pranishëm gjatë mbledhjeve të KQZ.

“Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ, të drejtën ma jep Kodi Zgjedhor,” – tha përfaqësuesi i PD.

Partia Demokratike u kthye në mbledhjet e Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve pas tri muajsh, kohë në të cilën opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet parlamentare.

Marre nga Next TV

Loading...