Lajme

Tiranë, kriza politike, presidenti Meta: Vendi mos shkojë në konfrontim

Loading...

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë sot për zgjidhjen e krizës politike. Kreu i shtetit theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim. Ai paralajmëroi se për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria po shkon drejt konfrontimit.

Loading...

“Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq, të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, – deklaroi presidenti Meta. – Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim.”

Kreu i shtetit pati edhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit,” – tha presidenti Ilir Meta, pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, në Tiranë.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani