Lajme

Tiranë, frika nga protesta e opozitës, Sahit Dollapi lihet i lirë

Loading...

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, është lënë i lirë nga Policia e Shtetit, pasi nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Dollapi u shoqërua mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës, duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.

Si pasojë e dhunës, ai mori disa dëmtime në trup, për të cilat u shtrua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nën masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit.

Por, pas thirrjes së opozitës për të protestuar sot para Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë për të kërkuar lirimin e tij dhe të arrestuarve të tjerë, Dollapi është lënë i lirë. Efektivët e Policisë së Shtetit, sot në mëngjes, janë larguar nga mjediset e Spitalit të Traumës, pasi ndaj Dollapit nuk është ngritur asnjë akuzë.

Në këto kushte, ai është larguar vetë nga Spitali i Traumës pas mjekimeve të marra.

Marre nga Next TV

Loading...