Lajme

Tiranë, Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për vdekjen e Maj. Klodian Tanushit

Loading...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të NATO në Letoni. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij,” – thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA.

Loading...

Shpërthimi i një mine, më 6 maj, i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj, ndërsa major Tanushi mbeti i plagosur rëndë. Për shkak të plagëve, ai humbi jetën katër ditë më vonë.

Trupi i major Tanushit do të vijë nesër në Shqipëri nga Letonia.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani