KOSOVA Lajme

Theret me thikë një 16 vjeçar në Prishtinë

Loading...

Një 16 vjeçar është therur me thikë, pas një përleshje mes disa të rinjve që ka ndodhur rreth një orë më parë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë ku dhoshet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pasur lëndime nga arma e ftohtë (thike)”, ka thënë Ahmeti.


Sipas saj, i lënduari tashmë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Tutje, Ahmeti ka njoftuar se policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personve që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

Marre nga GazetaBlic

Loading...