Lifestyle

Thellohet skandali/ Jo vetëm Loredana, si Getinjo e anëtarë të tjerë të familjes u përfshinë në mashtrimin e madh

Loading...

Loredana Zefi akuzohet për vje.dhjen e 900 mijë frangave nga çifti zvicerian bashkë me vëllain e saj, por të tjera akuza vijnë nga kjo dyshe.

Së fundmi, në këtë skandal mashtrimi është përfshirë edhe vëllai i Mozzik, reperi i njohur Getinjo dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Petra Z. ka treguar për “20 minuten” se Getinjo i ka marrë 12 mijë franga asaj në 13.12.2017, akuza të cilat ajo i ka dëshmuar me urdhër pagesa që i ka publikuar kjo media zviceriane.

Petra Z. e kishin mashtruar pasi ajo mendonte se këto shuma që kishte transferuar do të përdoreshin për të marrë paratë e saj nga kredia.

Ndërkaq, në 2 gusht 2018, një person i afërt i Loredanës ka përdorur kartën e kreditit të Hans Z., burrit të Petra Z., për të blerë produkte kozmetike që kapnin vlerën e 60 dollarëve në internet.

Vëllai tjetër i reperes, Agoni, e mbajti Petra Z, për disa muaj duke i premtuar me dhjetëra mesazhe se ajo do t’i merrte paratë e saj. Petra Z ka transferuar para edhe për vëllanë tjetër të Loredanës me emrin Faton.

“Loredana më kërcënoi”, ka treguar viktima kur është pyetur se pse ua transferoi paratë. “Ajo tha se nëse nuk paguaj, nuk do t’i shohë kurrë më paratë e mia”, ka thënë ajo më tej.

Loading...

Pasi u arrestua Loredana Zefi, Fatoni, vëllai i saj, e thirri Petra Z. nga Kosova, të martën e kaluar. “Ai më tha se ishte faji im që policia ka marrë një grua që ka fëmijë të vogël dhe ka bastisur shtëpinë e saj”, thotë Petra Z.

Siç tregojnë hulumtime të 20min.ch, Fatoni u dëbua nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Luzernit, hodhi poshtë ankesën e tij, pasi Fatoni ishte i ndjekur penalisht. Që nga viti 1999, ai është dënuar jo më pak se 73 herë për vjedhje.

Fatoni u konsiderua si Eskobar (një tregtar droge). Gjykata në Luzern e dënoi atë në mars të vitit 2015 me 18 muaj burg.

Duhet të theksohet se anëtarët e përmendur të familjes nuk janë të akuzuar ose të përfshirë në procedurën penale kundër Loredanës.

The post Thellohet skandali/ Jo vetëm Loredana, si Getinjo e anëtarë të tjerë të familjes u përfshinë në mashtrimin e madh appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani