KOSOVA Lajme

Thaçi e përsërit: Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve për marrëveshjen me Serbinë

Loading...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kongresistin amerikan, Ed Case, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se SHBA-të e mbështesin plotësisht arritjen e një marrëveshje të plotë me Serbinë.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës. Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar presidenti Thaçi.


Marre nga GazetaBlic

Loading...