KOSOVA

Testet për Garën e Diturisë nuk u dërguan fare në shkolla –

Loading...

21:20, 11 Maj 2019

Gara e Diturisë pritej që të mbahej ditën e sotme dështoi në të gjitha shkollat e Podujevës.

Testet të cilat ishin të destinuara për të qenë në shkollë përfunduan tek objekti i ri komunal, njofton .

Për klankosova.tv këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.

“Nxënësit dhe personeli mësimor kane qenë nëpër shkolla në mëngjes të përgatitur për Garën e Diturisë por materialet nuk u janë dërguar”.

Loading...

“Dikur një roje e komunës e ka pa që do material i ka lënë dikush te objekti i ri i komunës. Pra ata që kanë qenë të obliguar në shkolla e këtë nuk e kanë bërë. Nuk dihet se kush i ka lënë aty por ka dështuar komplet kjo garë dhe në asnjë shkollë nuk është mbajtur”, ka thënë Elezi.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani