KOSOVA

“Terrorizmi, akuzë e gabuar për Grupin e Kumanovës” –

Loading...

11:41, 17 Maj 2019

Në Gjykatën e Apelit në Shkup , në ditën e dytë janë duke u shqyrtuar ankesat e të dënuarve nga “Lagja e Trimave”. Në fillim të seancës avokati i të dënuarve Elenko Millanov tha se akuza për veprën penale Terrorizëm ka qenë e gabuar që nga fillimi i këtij procesi gjyqësorë.

Sipas tij, Prokuroria Publike është dashur të ngrit aktakuzën në bazë te fakteve dhe jo emocioneve. Aksioni policorë i 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë ka shkaktuar 18 viktima, por sipas avokatit Millanov, i ashtuquajturi “Grupi i Kumanovës” nuk ka ushtruar terror më parë, duke mohuar edhe uzurpimin e stacionit policorë në Goshicë me arsyetimin se nuk është shkrepur asnjë plumb.

Loading...

Në seancën e sotshme janë të pranishëm katër të liruarit si të pafajshëm nga Gjykata Penale, ndërsa mungojnë të dënuarit nga “Lagja e Trimave”, pasi dje ata u përjashtuan nga salla ndërkohë që në seancën e sotme përfaqësohen nga avokatët e tyre, raporton Alsat-M, transmeton .

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani