KOSOVA Lajme

“Tërmeti” që gjermania “Bild” shkaktoi në Tiranë

Loading...

Me daljen e opozitës shqiptare në rrugë kanë qenë të pafundme shkrimet apo reportazhet e mediave perëndimore për atë që po ndodh në Tiranë. Por njëri prej tyre tronditi më shumë opinionin publik, por edhe qeverinë e kryeministrit Rama.

E përditshmja gjermane “Bild”, një nga më të mëdhatë në Europë publikoi një reportazh të gazetarit kryesor të politikës, Peter Tiede që vizitoi personalisht Shqipërinë.

Ai e cilësonte “Shqipërinë një vend gangsterrësh”.


“Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik? Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit. Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!” – thuhet në shkrim, citon lapsi.al

Aty publikohet për herë të parë edhe një përgjim nga dosja 184 e zgjedhjeve në Dibër ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’ – thuhet në shkrim.

Të vetmin reagim zyrtar Partia Socialiste e pati me deputeten, Blerina Gjylameti e cila e quajti këtë një shkrim të paguar.

“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë” – tha Gjylameti.

Por autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, – u shpreh Peter Tiede.

Ai ka reaguar edhe në Facebook ku thotë se ai i ka parë gjërat me syrin e tij.

“Unë shkruajta diçka për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, – komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Por duket se Edi Rama nuk do ndalet me kaq pasi duket se edhe “Bild” do të bëhet së shpejti pjesë e “kazanit”. Deputetë të partisë së Edi Ramës kanë shkuar deri atje sa kanë kërcënuar gazetën se do t’i padisin në gjykatë. Për këtë ka reaguar me ironi Këshilltari për politikat ekonomike dhe sociale pranë CDU-së, Martin Henze.

“Një nga gazetat më të mëdha të përditshme të Evropës, Deutsche Bild, raporton mbi korrupsionin shtetëror në qeverinë shqiptare. Partia qeverisëse ka publikuar sot se dëshiron të padisë gazetën. Kjo do të jetë një sprovë interesante. Qeveria shqiptare mund të rekomandohet për të paditur të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, mes të cilëve BE dhe SHBA, sepse kanë folur shumë në lidhje me korrupsionin masiv të administratës së qeverisë Rama dhe rritjes së trafikimit të drogës. Z. Rama, bashkësia ndërkombëtare është e etur të dëgjojë ankesën tuaj…” – shkruan Henze.

Marre nga GazetaBlic

Loading...