Sport

“Tërmet” te Luftëtari, pezullohet trajneri Ahmataj e 2 titullarë –

Loading...

Pavarësisht fitores së fundit me përmbysje kundër Kukësit, qetësia nuk është rikthyer në Gjirokastër, me drejtuesit e klubit bluzi që ende vuajnë eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, ku u mposhtën me rezultatin spektakolar 5-3. Ndaj, për këtë arsye, Luftëtari ka vendosur të marrë masa ndaj trajneri Julian Ahmataj, zv/trajnerit Neritan Novi dhe dy prej titullarëve të ekipit, kapitenit Albano Aleksi dhe mbrojtësit Brazilian Xhekson. Pezullimi do të jetë dy-javor, ndërsa nuk do të ketë ndëshkim finaciar.

DEKLARATA PËR SHTYP E LUFTËTARIT:

Klubi i futbollit Luftetari, pasi ka ndjekur me shqetesim ecurine e skuadres dhe sidomos humbjen e thelle ne takimin perballe Tiranes, cka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperise, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situaten dhe ashtu sic ishte paralajmeruar ka marre masa disiplinore.

Nga ana jone jane pezulluar per nje afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. Trajneri Neritan Novi. Gjithashtu per nje afat dy javor jane pezulluar edhe futbollistet Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Ahmataj
Ahmataj

Klubi i futbollit Luftetari, nuk mund te toleroje kurrsesi paraqitje si ajo perballe Tiranes ne ndeshjen gjysemfinale te Kupes, ku skuadra u shthurr totalisht duke pesuar gola dhe nje humbje te pa pertypshme.

Luftetari ben me dije se per trajneret apo lojtaret e pezulluar nuk do te kete masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithe pjesa tjeter e skuadres.

Ne keto dy jave, skuadra ne procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do te drejtohet nga trajneri i portiereve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht ben qe skuadra te kete mundesine e rotacionit dhe ne po shohim me perparesi aktivizimin e lojtareve te cileve nuk u eshte dhene mundesia te tregojne vlerat e tyre.

Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do ti jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...