Aktualitet

Tentoi të kalonte 6 shqiptarë me kamion në Angli, 2.6 vite burg për 31-vjeçarin britanik

Loading...

BRITANI E MADHE- Një kontrabandist është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi u përpoq që të fuste me kamion gjashtë persona në Britani.

Jamie Parsons, 31 vjeç, u ndalua nga policia para se të hynte në tunelin e La Manshit.

Gjatë kontrollit nga policia kufitare aty u gjeten katër burra dhe dy gra, të cilët vinin nga Shqipëria.

Pasi u ndaluan më gusht të 2017-ës, shtetasit shqiptarë iu dorëzuan autoriteteve franceze.

Në fjalën e tij para gjykatësit, Parsons pranoi se ushtronte emigracionin e paligjshëm në Britani.

(k.m/dosja.al)

The post Tentoi të kalonte 6 shqiptarë me kamion në Angli, 2.6 vite burg për 31-vjeçarin britanik appeared first on .

Marre nga

Loading...