Aktualitet Lajme

Tentoi të kalojë autostradën, aksidentohet për vdekje 45 vjeçarja

Loading...

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45 vjeçareje ka ndodhur sot në Golem të Kavajës.

Shtetësja Brunilda Shuti së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë autostradën në këmbë kur ajo është aksidentuar nga një makinë me targë AA 808 UB. Ata vinin nga Berati dhe pasi kanë zbritur nga autobusi kanë kërkuar të shkojnë në drejtim të plazhit.

Përplasja ka rezultuar fatale për 45 vjeçaren.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Loading...


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani