Aktualitet Lajme

Televizioni francez reportazh për Shqipërinë

Loading...

Televizioni publik franceze TF1 i ka kushtuar një reportazh vendit tonë.

“Për një kohë të gjatë e shkëputur nga pjesa tjetër e botës, Shqipëria është një kënd parajse në veri të Greqisë, e njohur si perla e Ballkanit”, nis reportazhi dhe vijon më tej si më poshtë.

Nuk ndodhemi në Korsikë, por në Shqipëri thotë gazetari Alexandre Godin, i cili ndalon në Qeparo, ku familja De Vorge e ardhur nga Franca, ka zgjedhur të kalojë pushimet. Ajo çka i shtyu të vijnë në Shqipëri janë plazhet larg syrit të turizmit masiv.

Brigjet e virgjëra dhe plazhet e mëdha me pak njerëz, që veçanërisht më pëlqen. Çmimet e ulëta janë një tjetër arsye përse kjo familje ka zgjedhur Shqipërinë. Çdo vakt, me pije dhe ëmbëlsirë u kushton 50 euro për 6 vetë, më pak se 9 euro personi.

Loading...

Këtë hotel me pishinë dhe pamje nga deti familja De Vorge e mori për 80 Euro nata. Ashtu si ata, janë të shumtë francezët që kanë zgjedhur Shqipërinë, 50 mijë këtë vit.

Në Shqipëri turistët nuk vijnë vetëm për t’u larë në det, por edhe për të vizituar vende të ndryshme, vijon reportazhi që zhvendoset te një tjetër familje franceze, që ka zgjedhur të vizitojë Beratin, ku më shumë se 1 në 4 turistë vijnë nga Franca.

Jemi joshur nga ky peisazh, nga arkitektura. Çdo mur, çdo ndërtesë rrëfen një histori në epoka të ndryshme.

Në hotel, turistët francezë takojnë një çift britanik. Shfrytëzojnë rastin të shijojnë, një pije tradicionale të zonës, lëngun e thanës.

Shqipëria mund të kthehet shumë shpejt në një Kroaci të re. Në lulëzim të plotë, vendi duhet t’i rezistojë betonit, për të mos parë shkëlqimin e tij të zbehet.

The post Televizioni francez reportazh për Shqipërinë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani