Aktualitet

“Të futet në burg”, qytetarët protestë ndaj gjykatësit Fuçia dhe ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë: Na ka marrë lekët dhe pronat (VD)

Loading...

VLORË– Qytetarë të ndryshëm kanë zhvilluar një protestë ditëne sotme në Vlorë kundër gjykatësit Laurent Fuçia dhe ish drejtorit të ALUIZN-it Vlorë, Egon Velaj. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore.

Protestuesit akuzojnë Fuçian dhe Velajn për kurrupsion dhe për legalizime të paligjshme. Me parullat në duar “Egon Velaj të futet në burg” sdhe “Laurent Fuçia jep drejtësi” qëytetarët kanë shkuar në Gjykatën e Vlorës ku pritet të jepet vendimi për Velajn pasi është hetuar për korrupsion.

Një qytetarë tregon se ai jeton një jetë luksoze falë të ardhurave që sipas saj i ka përfituar me anë të korrupsionit.

Ne vijmë këtu sepse ish-drejtori I ALUIZNI-t, Egon Vela ka bërë në Vlorë legalizime të paligjshme. Në këmbim të çcfarë e di ai. Janë shum ëpersona të dëmtuar në Vlorë për shkak të Velaj.

Ai është në Gjykatë për këto shkelje. Ai është shkarkuar nga kryeministri për korrupsion.

Dosjet e tij zënë pluhur. Pse ndodh kjo? Sepse ai ka para. Ai e ka filluar punën e tij si….nuk e di sit ë them si…s’ka pasur asgjë. Sot ka shtëpi dhe makina lukzove, hyrje të përfituara, me çdo gjë është bërë ai njeri.

Ai sot ka gjyqin me gjykatsin Laurent Fuçia. Këtë se njoh fare, por ai duhet të japë drejtësi. Tërqë Vlora e di ç’ka bërë Velaj,”– tha qytetarja.

“Çfarë drejtësie do marr unë tani,”- shprehet një tjetër.

Qytetarët kanë publikuar edhe emrat e disa personave që sipas tyre kanë përfituar prona në këmbim të ryshfeteve që u kanë dhënë gjykatësit Fuçia dhe ish-drejtorit të ALUZINI-t, Egon Velaj.

Sipas tyre:

– Shtetasja L.T. (Liza Tare) ka legalizuar pronë mbi një vendstrehim (bunker) gjithashti brenda oborrit të Çerdhes Shtetërore nr.15.

Loading...

(Ligji nr. 9482, datë 03/04/2006, “Për legalizimet, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, përjashtohet nga legalizimi një nga rastet e mëposhtme: c) Është ngritur brenda “territorit të institucioneve publike”, sipas neneve 39 dhe 42, të këtij ligji.)

– Shtetasi J.M. (Jaho Mersini) ka përfituar legalizim brenda oborrit të *shkollës Publike të fëmijëve me Prapambetje të Lehtë Mendore. (Ligji nr. 9482, Neni 39, 42)

– Shtetases M.Z. (Myzajete Zyrkaj) i ka legalizuar prona mbi tokën e saj (Rr. J.Grigor Mati, “Skelë”), ndërkohë që priste ta merrte pas një Vendimi Gjykate, gjithashtu pasi ALUIZNI Vlorë ishte paralajmëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, për TË MOS i legalizuar ato prona.

– Tokë bosh breg të detit, në Dhërmi. (Dyshohet të jetë Kompleksi Folie Marine)

Ndërkohë që mësohet se ish-drejtori Velaj është hetuar për shpërdorim detyre dhe hetimet janë mbyllur në mujain shkurt të këtij viti. Ai është ende është në gjendje të lirë dhe pa asnjë masë sigurie.

Ditën e sotme u bë seanca gjyqësore me gjykatës Laurent Fuçia, dhe pritej vendimi për hapjen apo jo të një dosjeje ndaj Egon Velajt, për veprën penale që ka kryer.

Qytetarët pretendojnë se ky person, falë parave që ka vjedhur dhe miqësive të tij me kryetarin e PS Vlorë, Anduel Tahiraj.

Sipas tyre Velaj dhe Tahiraj po ushtrojnë presion me qëllim marrjen në dorë të institucioneve kyçe.

Qyetarët thonë se këto fakte janë të mjaftueshme për të angazhuar prokurorinë në hetime të mëtejshme, në mënyrë që të mos ndihen edhe më shumë të rrezikuar nga personi në fjalë i cili, sipas tyre, po bën “luftën për një pozicion të ri pune si drejtor i hipotekës”.

(f.m & a.s/dosja.al)

The post “Të futet në burg”, qytetarët protestë ndaj gjykatësit Fuçia dhe ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë: Na ka marrë lekët dhe pronat (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani