Aktualitet Lajme

Taksat e plastikës/ Ilir Beqja paraqet nismën për uljen e taksës mbi lëndët e para

Loading...

Pas disa muajsh përplasje me biznesin mazhoranca është tërhequr pjesërisht nga taksimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës.

Në paketën të këtij viti qeveria ndryshoi taksimin e produkteve të plastikës duke ulur taksat për produktet e gatshme të importit dhe duke i rritur ato për prodhuesit vendas.

Për produktet e gatshme plastike që vijnë nga importi, taksa u ul nga 100 lekë për kilogram që ishte në 35 lekë për kilogram. Por në të njëjtën për lëndët e para plastike që importon biznesi prodhues vendas taksa nga zero u bë në 25 lekë për kilogram. Këto dy ndryshime krijuan një situatë paradoksi në treg, pasi nga njëra anë favorizuan importin dhe nga ana tjetër penalizuan prodhimin vendas.

Të kundërshtuara fuqishëm që në fillim nga biznesi, ndryshimet sollën rritje të kostos në një sërë sektorësh, si prodhuesit e ambalazheve, ndërtimi, bujqësia e madje edhe energjia. Por pas 5 muajsh debate, mazhoranca duket se ka pranuar të tërhiqet duke e ulur taksën e lëndëve të para plastike.

Loading...

Në sekretarinë e Kuvendit deputeti socialist Ilir Beqja ka depozituar një projektligj, i cili e ul taksën e lëndëve të para plastike nga 25 lekë për kilogram në 10 lekë për kilogram. Drafti pritet të miratohet së shpejti dhe ulja e taksës mendohet se dë hyjë në fuqi në gjashtëmujorin e dytë duke rikthyer pjesërisht balancën e taksimit mes importeve dhe prodhimit vendas.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani