Sport

Takimi Anjeli-Alegri nuk sjell asgjë, nesër dita vendimtare! –

Loading...

Pritej të kishte zhvillime të rëndësishme që ditën e sotme, por asgjë nuk do të ndodhë. Takimi mes presidentit Andrea Anjeli dhe trajnerit Masimilano Alegri është zhvilluar, por edhe sot të gjithë te Juventusi duhet të mbajnë frymën për të paktën 24 orët e ardhshme.

Ndonëse u fol se ishte arritur një akord ku përfshihej një rritje e ndjeshme e pagës për teknikun që ka fituar pesë tituj radhazi, zyrtarisht asgjë nuk ndodhur. Sipas “Sky Sport”, fillimisht pritej që në orët e mbrëmjes të bëhej një komunikatë zyrtare nga klubi bardhezi për zgjatjen e kontratës me trajnerin, por duket se gjërat janë shtyrë për nesër, me popullin juventin që pret të mësojë se çfarë do të ndodhë me postin e trajnerit.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani