KOSOVA Lajme

Syla: Haradinaj është përgjegjësi kryesor për mosliberalizimin e vizave

Loading...

Gazetari Valon Syla ka thënë se 6 janari i 2020-ës është data më e afërt që kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën në Bashkimin Evropian.

“Lajmi mund të vjen edhe më herët. Është bërë traditë që të festohet 7-8 herë e vizat të mos hiqen. Ajo që e ka thënë edhe Komisionari Johannes Hahn është ajo datë”, ka thënë Syla.

Syla në Zona e Debatit është shprehur se janë tre arsye se pse kosovarët ende mbesin populli i vetëm i izoluar në BE.

Loading...

“Arsyeja pse janë vonuar vizat, gazi lotsjellës dhe demarkacioni me Malin e Zi. BE ishte e gatshme të na i hiqte vizat ndërsa ne zvarriteshim për tre vjet. Sheshi “Nënë Tereza” është dukur si Palestinë a në pjesën tjetër të qyteti ke mundur të pish kafe. Kjo BE e ka heq Kosovën nga agjenda dhe sot jemi para zgjedhjeve në BE ku nuk janë të gatshëm që të na trajtojnë e të na i japin vizat. Përgjegjësia kryesore i takon Haradinajt. Në esencë është njëri prej personave kyç që nuk i kemi vizat”.

“Lëvizja Vetëvendosje është faktori dy dhe partitë tjera në opozitë. Demarkacionin dihet kush e ka mbajt. Sot e kemi taksën nuk mund të themi që nuk është faktor. Vendimi i BE-së është politik për vizat, nuk është teknik”./Klan Kosova

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani