Lifestyle

Surprizë, Hygerta Sako vjen në moderimin e emisionit krejtësisht të ri

Loading...

Hygerta Sako është një prej moderatoreve më të njohura sportive, e cila prej disa vitesh ka moderuar emisione shumë të ndjekura në ekranet shqiptare.

Së fundmi, Hygerta ka festuar 42 vjetorin e lindjes së saj dhe në një intervistë për “Panorama Plus”, ajo ka zbuluar më shumë mbi jetën private dhe karrierën e saj. Në këtë intervistë, Hygerta ka rrëfyer se nuk ndien asnjë kompleks mbi moshën e saj.

“Për mua mosha nuk ka qenë dhe as do të jetë ndonjëherë kompleks. Nuk dua të përmend nga ato shprehjet klishe “njeriu është sa vjeç ndihet”, por mund të them që çdo moshë ka bukurinë e saj. Ok, me disa rrudha më shumë, po ç’rëndësi ka, përderisa unë kam të njëjtën energji dhe dëshirë për ta jetuar çdo minutë njësoj sikur të isha 20 vjeç. Rëndësi ka të kesh shpirtin e ri dhe energjik, të jesh pozitive dhe ta duash jetën. Bukuria është thjesht fasadë, jo esencë.”, tha ajo.

Loading...

Po ashtu, ajo ka rrëfyer se këtë sezon përpos se do të jetë sërish në moderimin e “Rubrika Sportive” në TVSH, do të moderojë dhe një emision të ri.

“Do të vazhdoj të moderoj emisionet “Rubrika Sportive” dhe “Ëndërr Kuq e Zi”, por edhe një program të ri në TVSH, ideja për të cilin ende nuk është kristalizuar.”, ka përfunduar Hygerta.

The post Surprizë, Hygerta Sako vjen në moderimin e emisionit krejtësisht të ri appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani