Sport

Superkupa e Europës, Liverpuli mposht me 11-metërsha Çelsin/Video –

Loading...

Liverpuli ka mposhtur Çelsin me 11-metërsha në Superkupën e Europës. Trofeu i katër në histori për skuadrën e Jyrgen Klop që e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çelsi kaloi i pari në avantazh në minutën e 36-të me anë të Oliver Zhiru, ndërkohë që të kuqtë barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë me anë të Mane.

Koha e rregull përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që në shtesa, skuadrat shënuan nga një gol tjetër. Fillimisht ishte Liverpuli që përmbysi rezultatin me Mane në minutën e 95-të, ndërkohë që 6 minuta më vonë, Zhorzhinjo vendosi baraspeshën nga pika e bardhe e penalltisë. Deri në fund të kohës shtesë nuk pati më ndryshim rezultati.

lIVERPUL222

Skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, aty ku kampionët e Champions-it, u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 5-4. Për “blutë e Londrës”, futbollisti i vetëm që gaboi ishte Tami Abraham. Gjuajtja e sulmuesit 21-vjeçar u ndal nga portieri Adrian.

FT: LIVERPUL – ÇELSI 2-2

Panoramasport

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani