Aktualitet

‘Sulmi’ ndaj shtëpisë së Borchardt/ Shoqërohet në polici studentja që shkroi parrullën (Foto)

Loading...

TIRANË– Shoqërohet në polici studentja Ana Azizaj, e cila shkroi me bojë të zezë parrullën “Boschardt, Turp të të vijë” në banesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. (Lexo këtu)

Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë  shkruan mbrëmjen e djeshme poshtë banesës së ambasadorit dhe shkruan parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së.

Loading...

Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.

“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD, duke mos e marrë përsipër aktin e të rinjve që angazhoheshin në strukturat e tyre.

Pas protestës së katërt kombëtare që u zhvilluar nga opozita më 11 maj, gjatë së cilës ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit u hodhën edhe bomba molotov, ndërkombëtarët reaguan ashpër. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt tha se organizatorët e protestës duhet të mbanin përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

(k.m./dosja.al)

The post ‘Sulmi’ ndaj shtëpisë së Borchardt/ Shoqërohet në polici studentja që shkroi parrullën (Foto) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani