Aktualitet

“Sulmi” ndaj Borchardt, Shkullaku: Karagjozllëk, nëse një diplomat shndërrohet në kloun, t’i vijë turp

Loading...

Tiranë- Për shkrimin në murin e ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, i cili nga maxhoranca u quajt si një kërcënim ndaj Bernd Borchardt, ka reaguar edhe Armand Shkullaku.

Ai është shprehur se nuk kemi të bëjmë me sulm, siç thotë qeveria, por me një parullë që është bërë jo brenda banesës. Duke ju referuar dhe përmbajtjes së parullës, Shkullaku tha se nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, t’i vijë turp që ç’ke me të.

Loading...

Nëse ka pasur ndonjë të dhënë dhe kërcënim për atë është shumë serioze. Jo vetëm Borchardt, por për këdo ambasador. Nëse është fjala për këtë parullë, ky është karagjozllëk. Të tilla parulla shkruhen kudo, kemi parë presidentë që qëllohen me këpucë. Ka shumë diplomatë që mbajnë qëndrime që herë na pëlqejnë e herë jo. Problemi është se këto deklarata, personi që e thotë të ketë një lloj autoriteti. Nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, t’i vijë turp që çke me të.

Armand Shkullaku

J.V/Dosja.al

 

 

The post “Sulmi” ndaj Borchardt, Shkullaku: Karagjozllëk, nëse një diplomat shndërrohet në kloun, t’i vijë turp appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani