KOSOVA

Suksesi i Betejës së Koshares është i lidhur ngushtë me Abaz Thaçin, thotë ministri Berisha –

Loading...

13:06, 16 Maj 2019

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka përkujtuar në 20 vjetorin e rënies ish ushtarin e UCK-së, Abaz Thaçi i cili ka qenë pjesëmarrës i Betejës së Koshares.

“Kam pasë fatin që Abaz Thaçin ta njoh personalisht që nga Kroacia. Ai ishte ushtarak me profesion. Rridhte nga një familje patriotike dhe luftarake. I pari i kësaj familjeje, Miftar Thaçi ka luftuar me Azem Bejtën”.

“Suksesi i Betejës së Koshares është i lidhur ngushtë me angazhimin e Abaz Thaçit”, ka thënë Berisha na akademinë përkujtimore për nder të heroit, njofton .

Berisha i cili ka qenë komandant në Betejën e Koshares në këtë akademi ka zgjedhur të ndajë disa të dhënë se si është zhvilluar ajo deri të thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

“Beteja e Koshares është betejë frontale e cila ka filluar më 9 prill dhe ka përfunduar më 14 qershor të vitit 1999. Kjo betejë, organizimi i saj, nuk ishte rastësi sepse asaj i kanë paraprirë shumë aksione dhe trajnime individuale dhe kolektive, shumë vëzhgime përgjatë kufirit Shqipëri Kosovë por edhe të tjera nëpër gjithë territorin e Kosovës. Edhe kjo betejë i ka të veçantat e saj me të cilat ne mburremi edhe me suksesin dhe angazhimin tonë”.

“Në strukturën e brigadës kanë qenë pjesëmarrës luftëtarë nga të gjitha viset shqiptare por edhe nga diaspora. Kosharja ishte simbol i bashkimit edhe politika e vetme e kësaj brigade, ishte lufta dhe kauza për çlirimin e Kosovës. Sigurisht se një prej te veçantave të tjera është heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar me forcën e armës dhe marrjen e repartit të Koshares”.

“Një prej katër faktorëve – që në të ardhmen do të dalin në sipërfaqe – që e detyruan Millosheviqin ta nënshkruajë kapitullimin ishte edhe lufta frontale e UCK-së dhe Beteja e Koshares. Përballë 15 mijë forcave të armikut brigada jonë kishte tre mijë forca. Për suksesin e djemve tanë në këtë betejë flasin vet kundërshtarët dhe kjo është bërë së fundi përmes një dokumentari për këtë betejë”.

Marre nga KlanKosova

Loading...