KOSOVA Lajme

Stuhi e fuqishme pritet ta godasë Shkupin, apel për qytetarët

Loading...

Shkupi po përgatitet për afrimin e stuhisë “Andrea” e cili pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, çka detyroi qendrën e krizave të mblidhet në një takim urgjent të drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Në takim janë hedhur hapa për koordinimin e aktiviteteve dhe janë caktuar detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore.

Përpara fillimit të stuhisë, thonë burime në kryeqytetin maqedonas, po kontrollohen pusetat dhe kanalet e drenimit, ndërsa banorët janë këshilluar të mos parkojnë poshtë pemëve, e po kështu, në rast rrufeje të mos qëndrojnë nën to apo në vende të hapura, shkruan TCh, transmeton Klan Kosova.


“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë”, thotë Drejtoria.

Marre nga GazetaBlic

Loading...