Lajme

Spiropali:Shkojmë të vetëm në zgjedhje, do mbrojmë vendin nga… –

Loading...

 


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se qeveria do të vazhdojë përpara për të mbajtur zgjedhjet lokale.

Në Opinion, ajo tha se ka qenë opozita ajo që ka zgjedhur këtë rrugë.

“Ne as kemi vendosur as kemi zgjedhur mos ta kemi opozitën në zgjedhje, opozita ka vendosur të dalë nga sistemi dhe të braktisë zgjedhësit e saj. Besoj se kërcënimeve iu ka ardhur fundi, jemi një forcë e përgjegjshme që zgjedh të mos bëj pazare. Forcat e tjera nuk kanë toleruar, por kanë bërë pazar në tavolinë. E kemi bërë dhe ne në 2017 me besimin se në Shqipëri do t’ju vinte fundi që dështakët do të pranonin zgjedhjet”, theksoi ajo.

Sipas ministres Spiropali “ka ardhur më në fund koha në Shqipëri që forcat opozitare dhe qeverisëse të respektojnë kushtetutën të heqin dorë nga molotovi, nga sulmi ndaj institucioneve dhe sulmi ndaj policisë”.

Sa i përket dialogut ajo tha se qeveria ka qenë e gatshme për dialog por “në asnjë moment interesi i përgjithshëm nuk ka qenë interesi i Sali Berishës, Luzlim Bashës dhe Monika Krymadhit”.

Por a do të ketë një përplasje civile nëse njëra palë futet në zgjedhje dhe opozita jo?

“Nuk do hapim luftë civile, do e mbrojmë vendin nga ata që tentojnë të destabilizojnë vendin. PD dhe LSI dhe aleatët e tyre të vegjël që kanë zgjedhur të mos hynë në zgjedhje”

Marre nga TPZ.al

Loading...