Aktualitet Lajme

Spiropali mesazh opozitës: “Nuk do ngremë duart lartë para çetës haxhiqamiliste”

Loading...

Elisa Spiropali ka dhënë një mesazh të fortë kundrejt opozitës shqiptare mbi zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat ajo ka thënë do të zhvillohen pa asnjë shtyrje.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, është shprehur se opozita ka si synim shkatërrimin e Shqipërisë, por se mazhoranca nuk do të dorëzohet përballë kërcënimeve të opozitës.

“Nuk duan asgjë tjetër, por duan që të shkatërrojnë Shqipërinë. Çfarë bëmë ne? Dolëm nga Parlamenti, qëlluam me molototv ndërtesën e qeverisë? Jo, nuk bëmë asgjë nga këto, por shkuam nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat dhe formuan një program, formuam frymën si dhe krijuam një lider”, u shpreh ministrja.

Në fjalën e saj, Spiropali i është përgjigjur dhe shqetësimit të Presidentit Ilir Meta mbi mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo do të ngrihet brenda korrikut.

“Zgjedhjet do të bëhen dhe ato do të bëhen në 30 qershor dhe asnjë ditë  më vonë, sepse nuk iu ka askush borxh që të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Këta ta harrojnë, sepse nuk kemi ndërmend që të ngremë duart lart përballë një cete haxhiqamiliste. Kanë thirrur edhe një protestë tjetër pas disa ditësh dhe i keni dëgjuar thirrjet e tyre.  Në përmendin edhe Gjykatën Kushtetutës, por ajo do të ngrihet brenda korrikut”, ka thënë Spiropali.

The post Spiropali mesazh opozitës: “Nuk do ngremë duart lartë para çetës haxhiqamiliste” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani