Aktualitet Lajme

SPAK/ 22 prokurorë në garë, mbyllet intervistimi i kandidatëve

Loading...

Për të kuptuar se sa vlen një prokuror shiko çfarë ka hetuar ai. Këtë parim kanë ndjekur anëtarët e KLP-së gjatë intervistimit të kandidatëve që garojnë për në SPAK, gjatë një maratone që nisi ditën e hënë.

Me njëri-tjetrin në krah, jo vetëm si ekip hetimor, por edhe si shokë të pandashëm, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, e kaluan së bashku pragun e institucionit teksa brenda i prisnin anëtarët e KLP për t’i pyetur. Të intervesituar veç e veç, dy kandidatët për në SPAK treguan për dosjen e hashashit të viteve të fundit, për 339-n e bujshme, por edhe histori të vjetra penale sikurse dosjet e Tropojës.

Po përse shumica e kandidatëve u pyetën mbi kërcënimet përgjatë karrierës së tyre?

Siç shprehen burimet e anëtarëve të KLP, kjo pyetje u bë për të kuptuar a janë apo jo ata gati për të hetuar krimin në nivelet e larta.

Gjatë ditës u pyet edhe prokurori Maksim Sota, veçanërisht për teknikat e hetimit për rastin e rrëmbimeve në Vlorë, si dhe Ndini Tavani, që veçoi përfshirjen në grup hetimor mbi vrasjen e Artan Santos.

Loading...

Pyetja tjetër, a jeni vendosur nën trysninë e shefit, është hedhur në tavolinën ku ishin ulur kandidatët për t’u dhënë prokurorëve mesazhin se tashmë shef është ligji.

Provimi verbal i prokurorëve mes të cilëve gjenden prokurorët e ardhshëm të SPAK u mbyll këtë të premte. Javën që vjen hapet kapitulli për pikëzimin e tyre dhe më pas do të presim vetting-un derisa të dalin më të mirat e atyre që do të hetojnë korrupsionin në nivelet e larta.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani