Aktualitet Lajme

Spahia debat me policët, nuk e lejojnë të takojë Sait Dollapin –

Loading...

Gjatë protestës së djeshme është dhunuar dhe arrestuar  Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Pak çaste pas arrestimit ai dërgohet menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë si pasojë e dhunës së ushtruar kundrejt tij.

Menjëhere pas kësaj është nisur drejt spitalit Avokatja e Popullit Erinda Ballanca si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Por policia kishte zënë derën e spitalit dhe nuk e lejoi këtë të fundit të futet brenda për të shikuar gjendjen e të dhunuarit.

Spahia: Kto skena janë të turpshme vetëm në një vend Diktatorial ndodhin.

Spahia: Kush janë eprorët, a mund ta di?

Policia: Nuk mundemi.

Spahia: Edhe me u fut në spital nuk lejohet?

Policia: Jo

 

Pas këtij debati policia me sa duket ka marrrë urdhër nga Dretjtoria dhe janë larguar nga spitali.

Menjëherë pas mbledhjes në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi të shikonte gjendjen e Dollapit në spital.

 

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...