Aktualitet

Sot kandidat për Bashkinë Mat, foto kur ish-gardisti Agron Malaj pozonte me snajper në dorë

Loading...

TIRANË- Agron Malaj tashmë është kandidat për Partinë Socialiste për Bashkinë e Matit. Pëprara se të merrte këtë angazhim Malaj, ka qenë punonjës i Gadrës, por ka qenë dhe në grupin e zjarrit në protestën e 21 janarit 2011.

Por Dosja.al ka siguruar një foto të Malajt, i cili ka pozuar sëbashku me kolegët e tij me armë në duar. Të gjithë kolegët e tij gardistë, janë më armë të thjesht, Agron Malaj mban në dorë një snajper.

Agron Malaj me snajper në dorë

Malaj u përzgjodh nga Partia Socialiste si kandidat për Bashkinë e Matit, ndërsa ai mban postin e drejtorit të OSHEE

Sot për këtë kandidaturë ka folur për hërë të parë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se  Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe është provuar se s’ka lidhje. Kryeministri zbuloi se Malaj ka qenë një nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin, megjithëse nuk e sqaroi se kë ka informuar Malaj.

(A.B. Dosja.al)

The post Sot kandidat për Bashkinë Mat, foto kur ish-gardisti Agron Malaj pozonte me snajper në dorë appeared first on .

Marre nga

Loading...