Aktualitet

Sot ditë zie për major Tanushin –

Loading...

Shqipëria është sot në zi kombëtare për të nderuar Major Klodian Tanushin, i cili u nda tragjikisht nga jeta në krye të detyrës në bazën ushtarake të Kamp Adazi në Letoni.

Atij i është akorduar titulli “Dëshmor i Atdheut” teksa të gjitha institucionet do të ulin flamujt në gjysmështizë.

Ceremonia shtetërore për për 38-vjeçarin do të zhvillohet gjatë paradites së sotme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe më pas trupi i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Klodian Tanushi, baba i tre fëmijëve humbi jetën nga incidenti i 6 Majit gjatë një procesi çminimi së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...